Futbollisti i njohur italian firmos me ekipin e zemrës me rrogë futbolli shqiptar!

Futboll

Futbollisti i njohur italian firmos me ekipin e zemrës me rrogë futbolli shqiptar!

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:36
Domenico “Mimmo” Criscito

Dy mijë euro në muaj ose pak më shumë. Paga minimale për një futbollist siç përcaktohet nga rregulloret federale.

Është paga që Genoa do t’i paguajë Domenico “Mimmo” Criscito deri në fund të sezonit. Në total ai do të fitojë (pa taksa) 13600 euro, shifër që në tabelë i afrohet zërit “stërvitje teknike” për djemtë e vitit 2003.

Mbrojtësi nga Campania është 36 vjeç dhe ka pranuar të kthehet te Genoa në Serinë B për një shumë simbolike. Kur erdhi puna për t’u ulur në tavolinë dhe për ta diskutuar, ai nuk humbi kohë, as nuk vendosi kushte të veçanta. E mori stilolapsin dhe dha fjalën e tij, ai do të kishte bërë gjithçka që ishte e mundur për të rikthyer kuqeblu (aktualisht hera e trete) në Serie A.

Në vitin 2005, Damiano Tommasi, ish-futbollist dhe president i AIC, tani kryebashkiak i Veronës, bëri diçka të ngjashme: gjuri e kishte tradhetuar dhe, pasi u shërua fizikisht, mori vendim duke filluar nga e para dhe duke mbyllur një marrëveshje për 1500 euro në muaj me Romën.

Një borxh nderi dhe nevoja për një skuadër bëri që Criscito të vishte fanellën e skuadrës së cilës i kushtoi një pjesë të mirë të karrierës së tij (274 ndeshje, 30 gola, 13 asistime). Tani ai gjithashtu mund të heqë shuplakat nga fytyra e tij dhe një peshë nga ndërgjegjja e tij, sepse disa gjëra mbeten brenda edhe nëse keni shpatulla mjaft të gjera dhe flokë të bardhë: goditja e humbur e penalltisë në derbin kundër Sampdoria më 30 prill 2022 (java e 35-të ) që në Genoa kushtoi një humbje të përgjakshme (1-0) dhe rënie mes kadetëve…

Ndoshta penalltia tjeter do të jetë vendimtare për ngjitjen ne Serie A: do të ishte epilogu më i mirë, thuajse si film, për të mbyllur historine. Dhe pastaj kushedi… karrierën e tij si trajner do ta nisë në ekipin e të rinjve të Genovas, ku gjithçka nisi në vitin 2002.

Klubit i nevojitej një mbrojtës i majtë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Pajac (operuar në tetor në gjurin e majtë për një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, rikthimi i tij është shumë larg), ai donte të kthehej në Itali pas përvojës së tij të shkurtër në Toronto. Në Kanada ai kishte ushqyer koloninë italiane me Lorenzo Insigne dhe Federico Bernardeschi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat