Qerimi lë Dukagjinin për Llap

Futboll

Qerimi lë Dukagjinin për Llap

Nga: K. G. Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:39
Egzon Qerimi dhe Tahir Batatina

Futbollisti Egzon Qerimi largohet nga Dukagjini i Klinës dhe i bashkohet fituesit të Kupës së Kosovës, Llapi të Podujevës.

Llapjanët përveç këtij përforcimi, janë duke tentuar të sjellin edhe emra të tjerë në klub

“Mesfushori qendror vjen tek Llapi pas një eksperience me Dukagjinin e Klinës

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror, Egzon Qerimi.

29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës.

Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat