Asllani projektohet titullar ndaj Veronës

Futboll

Asllani projektohet titullar ndaj Veronës

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:06
Asllani

Simone Inzaghi është në probleme të mëdha në këtë fazë të sezonit për shkak të dëmtimeve të shumta. Barella dhe Calhanoglu vijojnë të stërviten të diferencuar së bashku me Brozovic dhe Lukaku. Inter është i dënuar të fitojë përballë Verona-s, ndërsa mediat italiane zbardhin formacionin e Inzaghit.

Në portë Onana, ndërsa përpara tij Skriniar, Acerbi dhe Bastoni formojnë treshen e mbrojtjes.

Në balotazh janë Darmian dhe Dumfreis për një vend në krahun e djathtë, ndërsa Dimarco do të zbres në fushë nga minuta e parë në të majtë

Treshja e mesfushës do të formohet nga Gagliardini, Asllani dhe Mkhitaryan, pasi Inzaghi nuk dëshiron të rrezikojë, pasi pas disa ditësh do të luhet ndeshja e Superkupës.

Paraqitja e tij e fundit përballë Parma-s në Kupë ishte shumë pozitive për Asllanin, perfekt në çdo top që preku, duke fituar edhe besimin e trajnerit i cili e gradon titullar edhe në Serie A. Dyshja e sulmit do të jetë Dzeko-Lautaro, asi Lukaku është ende i dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat