Barcelonës i ofrohet mundësia për të shkëmbyer Kessien me mesfushorin e Interit

Futboll

Barcelonës i ofrohet mundësia për të shkëmbyer Kessien me mesfushorin e Interit

Më: 13 janar 2023 Në ora: 16:51
Kessie

Franck Kessie mund të largohet në janar nga Barcelona, vetëm pak muaj pasi iu bashkua këtij klubi.

Mesfushori iu bashkua katalunasve si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Milanin i kishte skaduar.

Megjithatë, ai po e ka të vështirë të sigurojë vend në formacionin bazë dhe kësisoj Barça raportohet se është e gatshme të ndajë rrugët me të.

Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, Barcelonës i është ofruar mundësia për të shkëmbyer Kessien me Marcelo Brozovicin.

Një marrëveshje e mundshme, për Kessien do të nënkuptonte rikthim në Serie A, por te rivali i përbetuar i ish-skuadrës së tij, Milanit.

Ndërsa, për Brozovicin do të ishte një aventurë e re.

Ndryshe, të dy futbollistët me klubet e tyre respektive kanë kontrata të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat