Napoli sfidon sonte Juventusin

Futboll

Napoli sfidon sonte Juventusin

Më: 13 janar 2023 Në ora: 16:57
Ilustrim

Seria A mbrëmjen e sotme sjell një super ndeshje mes Napolit dhe Juventusit, që mund të vendosë jo pak dhe për titullin kampion. Skuadra e Allegrit vjen pas 8 fitoreve radhazi, madje pa pësuar asnjë gol. Nga ana tjetër Napoli qëndron në krye me 7 pikë më shumë se ta.

Bardhezinjtë kanë pësuar deri më tani vetëm 7 gola në kampionat, ndërkohë që nga ana tjetër është sulmi më i mirë me 39 gola. Mesatarja prej 2.3 golash për ndeshje e bën frikshme treshen sulmuese të formuar nga Kvaratskhelia, Osimhen dhe Politano.

Bardhezinjtë do të tentojnë ta mbajnë të paprekur portën e tyre, për të tentuar të tjera rekorde dhe pse jo për të rihapur sa më shumë kampionatin. Allegrit do t’i duhet të mbështetet vetëm te Milik, i cili në Napoli është një ish, prej nga nuk u largua shumë mirë, pasi kaloi pesë muajt e fundit jashtë skuadrës.

Sulmuesi polak ka qenë ndër më të mirët e Juves deri më tani. Goli i fundit në Kremona solli tri pikë të arta, por peshojnë dy pikët e mohuara në fundin emocionues të Juve-Salernitana për një nga golat e tij të anuluar padrejtësisht.

Do të jetë një duel shumë interesant mes mbrojtjes më të mirë dhe sulmit më të mirë, tani mbetet thjeshtë të presim se kush do të arrijë që të thyejë ekuilibrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat