U përjashtua me të kuq në ndeshjen debutese

Futboll

U përjashtua me të kuq në ndeshjen debutese

Më: 13 janar 2023 Në ora: 17:22
Joao Felix

Joao Felix u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ore në debutimin e tij për Chelsean por statistikat e tij gjatë kohës sa ishte në fushë tregojnë së transferi i tij s’mund të quhet dështim.

Felix u fut direkt si titullar në formacionin e Chelsea, derisa Blutë tentuan shumë që ta kthejnë formën e tyre në ndeshjen kundër Fulham.

Debutimi i tij nuk shkojë sipas planit, ai u përjashtua nga loja pas një ore lojë por sulmuesi portugez pati më së shumti goditje (gjashtë), më së shumti goditje në portë (katër), goditjet e tij ishin më të suksesshme dhe fitoi katër faule, më shumë së çdo lojtarë tjetër në derbin e së enjtes të Londrës Perëndimore.

Debutimi i tij u dukë shumë premtues, me 23 vjeçarin që kjo paraqitje ra në hije pas që ai u përjashtua nga loja.

Felix startoi në sulm bashkë me Kai Havertz dhe Mason Mount derisa Graham Potter u përpoq ta heq Chelsean nga forma e dobët, por ata në fund humbën me rezultat 2-1.

Statistikat lënë një hapësirë optimizmit, megjithatë, pasi që ai duket se u kombinua mirë në sulm, edhe pse tani do të këtë dënim për tri ndeshje mos lojë.

Kjo do të thotë se Felix do të humb tri ndeshjet e radhës së Chelsea në Premier Ligë që Blutë i luajnë kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham, një seri ndeshjes që mund të kenë ndikim shumë të madh në sezonin e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat