Inzaghi në prag të super sfidës: Ka shumë rëndësi për ne

Futboll

Inzaghi në prag të super sfidës: Ka shumë rëndësi për ne

Më: 13 janar 2023 Në ora: 21:36
Inzaghi

Trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, ka folur për Inter TV edhe për Superkupën e Italisë, duke përgënjeshtruar se zgjedhjet e formacionit për ndeshjen kundër Verona-s nuk do të ndikohen nga Superkupa.

“E dimë se çfarë na pret në Riad, se çfarë rëndësie ka për ne, për klubin dhe për tifozët. Megjithatë, të shtunën luajmë me Verona-n, skuadra që do të zbresë në fushë do të jetë më e mira e mundshme.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike dhe e dimë, po i monitorojmë dhe mund të them se në fushë do të shkojë formacioni më i mirë i mundshëm”, ka thënë Inzaghi.

“Kundër Verona-s do të jetë një ndeshje intensive, e dimë se shumë skuadra si në Itali ashtu edhe në Europë luajnë menjë mbrojtje me tre lojtarë. Është një kundërshtar me të cilin jemi përballur shpesh. Do të duhet të jemi të vendosur dhe të përqendruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat