Amir Rrahmani shënon, Napoli turpëron Juventusin

Futboll

Amir Rrahmani shënon, Napoli turpëron Juventusin

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2023 Në ora: 22:25
Amir Rrahmani

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Juventusit, në takimin e javës së 18-të të Serie A në futboll.

Napolitanët treguan fuqinë e liderit, duke i dhënë leksion “Zonjës së Vjetër”.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar dhe ka shënuar në minutën e 55-të, për epërsinë 3:1. 

Ai nga rreth 12-13 metra, me goditje të fortë e la të shtangur portierin e Juves, Szczesny.

Topi shkoi në këndin e majtë, ndërsa Szczesny veç e përcolli me sy hyrjen në portë.

Për Napolin realizuan Osimhen (14' e 65'), Kvaratskhelia (39'), Rrahmani (55'), Elmas (72’) dhe për Juventusin shënoi Di Maria (42').

Napoli kryeson me 47 pikë, ndërsa Juventusi renditet i treti me 37.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat