Tronditet futbolli, Almiri në komë! Rrihet rëndë dhe më pas u qëllua në kokë! 

Futboll

Tronditet futbolli, Almiri në komë! Rrihet rëndë dhe më pas u qëllua në kokë! 

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2023 Në ora: 11:56
Almir Rashçiç

Mbrëmë rreth orës 22.00 në Gorazhde të Bosnjës dhe Hercegovinës, ish-futbollisti Almir Rashçiç (38 vjeç) është rrahur rëndë dhe më pas sulmuesit e kanë qëlluar në kokë, ka shkruar media boshnjake “Klix.ba”.

Ai u dërgua me urgjencë në Sarajevë, ku iu nënshtrua një operacioni dhe aktualisht është në koma.

Siç bëhet e ditur, ai fillimisht është rrahur me shkop nga persona të panjohur në pragun e shtëpisë së tij dhe më pas është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Rashçiç është në gjendje kritike, u transferua me autoambulancë në spital, ku u operua menjëherë.

Prokurori ka thënë se sulmi është cilësuar si tentim vrasje dhe se hetimet janë duke vazhduar, si dhe janë në kërkim të sulmuesit.

 “Mbrëmë në orën 21:48, një person i paidentifikuar ka raportuar në shërbimin kujdestar në Stacionin Policor të Gorazhdes se ka gjetur një person në pozicion të shtrirë me lëndime në kokë të shoqëruara me gjakderdhje në rrugën 43. I lënduari është transportuar në Spitalin Kantonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar lëndime në pjesën e kokës dhe i është vënë në rrezik jeta. Në orën 22:50 është transportuar në Qendrën Mjekësore të Sarajevës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas fqinjëve dhe banorëve të Gorazhdes, që janë të tronditur, të gjithë e njohin Almir Rashçiç-in si sportist dhe njeri që nuk kishte probleme me njerëzit e tjerë, prandaj askush nuk e ka të qartë motivin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

Gjatë karrierës së tij ai ishte anëtar i klubeve të futbollit Gorazhde, Zhelezniçarit, Velezhit, Olimpikut, Orashjes dhe Zarës.

Vëllai i madh i Almirit është Admiri, i cili ka luajtur për Zhelezniçarin, Sarajevën, Borcin dhe klube të tjera. Babai i tyre është Muhidin Rashçiç, përndryshe është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Kantonit Boshnjak-Podrinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat