Finalja e madhe

Futboll

Finalja e madhe

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:23
Xavi e Ancelotti

Barcelona është gati për finalen ndaj Real Madrid. Dueli për Superkupën e Spanjës, do të zhvillohet të dielën (20:00) në SuperSport.

Xavi kërkon trofeun e parë si trajneri i skuadrës së zemrës, ndërkohë që u ndal tek ekipi kundërshtar në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

“Realin e shoh si gjithmonë: një ekip i fortë në të gjithë aspektet. Ata janë të fortë taktikisht dhe kanë lojtarë të aftë në lojën një kundër një.

Reali është një rival i madh i yni, është skuadra kampione në fuqi e Europës. Ata janë të frikshëm në finale, kanë një ADN fituese, por ne jemi shumë të motivuar.

Psikologjisht ata janë më të fortë, pasi kanë luajtur më shumë finale sesa ne. Por, ne duam të tregojmë ambicien dhe urinë tonë për të mbërritur te fitimi i trofeut”. 

Finalja e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Barcelona është skuadra rekordmene e këtij kompeticioni me 13 trofe të fituara, ndërkohë që “Los Blancos” ndjekin me 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat