Derbi i Manchesterit, ja formacionet zyrtare

Futboll

Derbi i Manchesterit, ja formacionet zyrtare

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:45
Manchester United dhe Manchester City

Ndeshja hapëse e programit të sotëm të Premier Ligës angleze do të jetë derbi i qytetit të Manchesterit, ku takohen United dhe City, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të këtij edicioni.

Stadiumi “Old Trafford” do të jetë nikoqir i kësaj përballje, e cila fillon nga ora 13:00, dhe është ndeshja numër 52 mes këtyre dy gjigantëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota, ku United e mposhti Bournemouthin 3:0, kurse City shënoi fitore minimale 1:0 kundër Chelseat.

Momentalisht, katër pikë e ndajnë United dhe Cityn në tabelë, ku “Djajtë e Kuq” renditen në pozitën e katërt me 35 pikë, krahas kampionit që zë vendin e dytë me 39 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Sancho, Tuanzebe, Dalot dhe Van de Beek, kurse te City mungojnë Dias, Mendy dhe Stones.

Tanimë, Ten Hag dhe Guardiola kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Malacia, Shaw, Varane, Wan-Bissaka; Fred, Casemiro; Rashford, Eriksen, Fernandes; Martial

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Akanji, Ake, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Haaland, Foden 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat