Gjithë stadiumi ofendon marokenët

Futboll

Gjithë stadiumi ofendon marokenët

Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:59
Gjithë stadiumi ofendon marokenët

Kombëtarja algjeriane e nisi me fitore 1-0 ndaj Libisë Kampionatin e Kombeve të Afrikës që po zhvillohet në Algjeri. Sfida u vendos nga goli i Aymen Mahious në pjesën e dytë.

Stadiumi “Nelson Mandela” ishte i mbushur plot, me tifozët e “Luftëtarëve të Shkretëtirës” që nuk i kursyen koret ofenduese ndaj Marokut.

Urrejtja midis dy tifozerive është e madhe. Rivaliteti vazhdon prej vitesh, jo vetëm në futboll, ndërkohë që mijëra tifozë nisën të këndonin: “Jepuni atyre banane, marokenët janë kafshë”.

Në Algjeri ka nisur edicioni i shtatë i Kampionatit të Kombeve të Afrikës (CHAN), që do të zgjasë deri në datën 4 shkurt.

Kombëtarja e Marokut, që në Botërorin e Katarit u rendit si forcë e katërt, vetëm gjatë ditë së premte konfirmoi udhëtimin drejt Algjerisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat