Përfundon pjesa e parë në derbin e Manchesterit

Futboll

Përfundon pjesa e parë në derbin e Manchesterit

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin tejet interesant të qytetit të Manchesterit mes United dhe Cityt.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United dhe Manchester City po barazojnë pa gola.

Interesante është fakti që City nuk arriti të regjistronte as edhe një goditje të vetme drejt portës, krahas United që bëri dy gjuajte drejt portës së Ederson.

Ndërkaq, posedimi i topit i takon kampionit, i cili kishte 69% në krahasim me United që kishte 31%.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat