Fernandes kishte kërkuar garanci para se të nënshkruante për United

Futboll

Fernandes kishte kërkuar garanci para se të nënshkruante për United

Më: 14 janar 2023 Në ora: 15:00
Fernandes

Bruno Fernandes kishte shqetësime për të ardhmen e Manchester United. 

Portugezi donte garanci nga United për të ardhmen e klubit përpara se të nënshkruante kontratën e tij të re.

Fernandes para zgjatjes së kontratës së tij, kishte folur me zyrtarët e lartë: John Murtough dhe Darren Fletcher. 

“Kam pasur një bisedë vitin e kaluar me klubin”, ka treguar portugezi. “Unë thashë se dua të jem një opsion për klubin, dua të jem i dobishëm, por gjithashtu dua të di se ku po shkojmë. A ka një plan? A ka të ardhme? Kjo ishte para se të nënshkruaja kontratën time të re". 

Portugezi ka folur edhe për përgjigjen e United. “Më kanë thënë se ka një plan, kjo është ajo që duam, ne pajtohemi me ju që niveli duhet të jetë më i lartë se sa ka qenë në të kaluarën”, ka kujtuar ai. 

Fernandes ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin në prill të vitit të kaluar, ku sipas saj, ai mbetet në "Old Trafford" të paktën deri në vitin 2026. Pasiguria e tij ishte krijuar nga situata nëpër të cilën po kalonte klubi, ku u ndërruan disa trajnerë. Tash pas Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick skuadra drejtohet nga Erik ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat