​Formacionet zyrtare të Brightonit dhe Liverpoolit

Futboll

​Formacionet zyrtare të Brightonit dhe Liverpoolit

Më: 14 janar 2023 Në ora: 15:09
Fatmir Limaj

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Amex” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Brightonit dhe Liverpoolit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Brightoni e mposhti Evertonin me rezultat të thellë 4:1, kurse Liverpooli u mposht nga Brentfordi me shifrat 3:1.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë, ku Liverpooli zë vendin e shtatë me 28 pikë, krahas Brightonit që renditet i teti me 27 pikë. 

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit 2022, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 3:3. 

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Brightonin nuk do të paraqiten Moder dhe Trossard, kurse te Liverpooli mungojnë Arthur, Diaz, Diogo Jota, Firmino, Van Dijk dhe Nunez.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Brighton (4-2-3-1): Sanchez; Dunk, Colwill, Grob, Estupinan; March, Mac Allister, Lallana, Mitoma, Caicedo; Ferguson

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Konate, Matip, Trent Alexander-Arnold; Fabinho, Thiago, Henderson; Salah, Chamberlain, Gakpo  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat