Klubi anglez planifikon transferimin e Zaniolos

Futboll

Klubi anglez planifikon transferimin e Zaniolos

Më: 15 janar 2023 Në ora: 10:18
Nicolo Zaniolo

Tottenham Hotspur raportohet se po shqyrton mundësinë për transferimin e Nicolo Zaniolos gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Situata e italianit në “Olimpico” është duke u bërë gjithnjë e më e tensionuar, teksa ndaj tij nuk munguan as talljet e kritikat nga tifozët romakë.

Paraqitjet e fundit dhe qëndrimi i tij i përgjithshëm thuhet se kanë acaruar gjithashtu hierarkinë e klubit. 

Kontrata e Zaniolos me Romën skadon në qershor të vitit 2024, derisa nuk ka përparim në bisedimet për rinovim të saj.

Dhe, sipas gazetarit të njohur nga Italia, Alfredo Pedulla, Tottenhami po mendon për një transferim të 23-vjeçarit këtë muaj.

West Ham United dhe Nottingham Forest janë dy klube tjera angleze të interesuara për ish-futbollistin e Interit.

Teksa kontrata po shkon drejt fundit, edhe çmimi gjithashtu thuhet se gjithashtu po bie nga 50 milionë në 30 milionë euro.

Juventus, Napoli dhe Milan, janë klubet tjera të interesuara për Nicolo Zaniolon, por klubet italiane nuk janë të gatshme të bëjnë ofertë për të para përfundimit të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat