Xhaka me Arsenalin synojnë ta thellojnë epërsinë në tabelë

Futboll

Xhaka me Arsenalin synojnë ta thellojnë epërsinë në tabelë

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:19
Xhaka me Arsenalin

Arsenali synon fitoren në derbin kundër Tottenhamit për të rritur diferencën e pikëve në krye të tabelës.

Derbi i Londrës veriore është një prej ndeshjeve më të zjarrta në futbollin anglez.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, në “Tottenham Hotspur Stadium”, me fillim nga ora 17:30.

Takimi në fjalë i takon javës së 20-të në Premierligë.

Arsenali, që po kalon një sezon të shkëlqyer, synon që t’i kthehet fitores pas barazimit me Newcastle Unitedin javën e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta me një fitore eventuale do të rriste edhe diferencën me Manchester Cityn, që të shtunën pësoi humbje në derbin kundër Manchester Unitedit.

“Topçinjtë” momentalisht kanë 44 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë se Man City.

Në anën tjetër, Tottenhami, që ka një ndeshje më shumë se rivali i tyre lokal, ndodhet në pozitën e pestë me 33 pikë të grumbulluara. Synimi i Spurs këtë sezon është top katërshja.

Kjo do të jetë përballja e dytë për këtë sezon mes dy skuadrave nga veriu i Londrës. E para ishte fituar nga Arsenali me rezultatin 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat