Për sa pritet që të nënshkruajë Rrahmani me Napolin?

Futboll

Për sa pritet që të nënshkruajë Rrahmani me Napolin?

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:33
Për sa pritet që të nënshkruajë Rrahmani me Napolin?

Amir Rrahmani raportohet se është shumë afër rinovimit të kontratës me Napolin.

Kontrata aktuale e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm, por ai pritet të mbetet tek liderët e Serie A, kjo edhe falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme këtë sezon.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, ka bërë të ditur këtë të diel se mbrojtësi kosovar është një hap larg zgjatjes së kontratës.

Rrahmani me Napolin pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa do të ketë edhe rritje të pagës.

Me kontratën e re parashihet që 28-vjeçari të fitojë 2.5 milionë euro në vit.

Reprezentuesi i Kosovës është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të Luciano Spallettit.

Amir Rrahmani deri më tani është paraqitur në 14 ndeshje (11 në Serie A dhe 3 në Ligën e Kampionëve), teksa ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat