Ceferini sulmon ashpër Realin

Futboll

Ceferini sulmon ashpër Realin

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:55
Ceferini

Aleksandër Ceferin ka sulmuar ashpër Realin e Madridit dhe presidentin e tij, Florentino Perezin.

Presidenti i UEFA-s ka treguar arrogancën e spanjollit, i cili kërkon t’i përulen të gjithë atij. Ceferin është shprehur se e kuptoi menjëherë se Perezi kishte hedhur idenë e Superligës, që sipas tij dukej qesharake për mënyrën se si ishte projektuar.

“Shumë peshkaqenë notojnë në detin e futbollit. Kur dëgjova për herë të parë se formimi i Superligës ishte gati, e kuptova menjëherë se e kujt ishte ideja. Ai gjithmonë ankohej se klubi i tij luan kundër më të vegjëlve.

Ai duket se mendon se klubi i tij elitar është aq i rëndësishëm sa të gjithë duhet t’i përulen atij. Ky është Real Madridi dhe presidenti i tij Florentino Perez. Pashë orarin e Superligës, dukej qesharake, vetëm Reali dhe Juventusi luanin çdo javë”, ka deklaruar Aleksandër Ceferini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat