Lille shkatërron Troyes, Zhegrova 82 minuta

Futboll

Lille shkatërron Troyes, Zhegrova 82 minuta

Më: 15 janar 2023 Në ora: 15:11
Lille

Lille e ka mbyllur me një super fitore raundin e 19-të të Ligue 1 ndaj Troyes.

Skuadra e Fonseca fitoi me rezultatin 5-1 ndaj ekipit të Kisnorbo, në një sfidë që e dominoi të gjithën.

Seria e golave për vendasit nisi në minutën e 16’ me Bayo, ndërsa në minutën e 45+2’ David realizoi golin e dytë për Lille.

Në pjesën e dytë të takimit Bayo do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, më saktë në minutën e 47’, duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij.

Troyes tentuan të përgjigjen dhe mundën që të shënonin me Balde në minutën e 65’, por nuk shkuan më shumë se aq.

Ndërkohë Lille do të realizonte edhe dy gola të tjerë me Virginius në minutën e 75’ dhe David që në minutën e 88’ realizoi golin e pestë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Edon Zhegrova u paraqit nga minuta e 8-të për LIllen.

Pas këtij raundi Lille ngjitet momentalisht në vend të pestë me 34 pikë, që është edhe pozicioni i fundi në Ligue 1 që të lejon pjesëmarrjen në kupat e Europës, ndërsa Troyes qëndron në vend të 14-të me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat