Kabashi shkëlqen me dy gola në kampionat

Futboll

Kabashi shkëlqen me dy gola në kampionat

Më: 15 janar 2023 Në ora: 17:18
Kabashi

Elvis Kabashi shpreson që të kthehet shpejt në Serinë B, por këtë herë si një protagonist kryesor.

Futbollisti i cili nuk ia doli të shpërthente në radhët e Komos, tani po provon që të ngjitet në këtë kampionat me klubin e Rexhianës dhe duket se është në rrugën e duhur pasi po bëhet protagonist me paraqitjet e tij.

Mesfuhsori i cili dikur i dha lamtumirën Shqipërisë pasi mendonte se do t’i vinte ftesë nga Italia, sot ka qenë protagonisti i fitores 2-1 të skuadrës së Rexhianës në fushën e Montevarki në Grupin B të Serisë C.

Ai shënoi golin e avantazhit në minutën e 6 të takimit dhe më pas edhe të dyfishimit të shifrave në minutën e 75-të, duke u siguruar që skuadra e drejtuar nga Aimo Diana, të merrte tre pikët që e mbajnë në kreun e renditjes, i cili të kalon direkt në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat