Gafurr Kabashi: FFK-në nuk e ka themeluar vetëm KF Prishtina, Trepça, Liria, Peja e Gjakova 

Futboll

Gafurr Kabashi: FFK-në nuk e ka themeluar vetëm KF Prishtina, Trepça, Liria, Peja e Gjakova 

Nga: K.G. Më: 15 janar 2023 Në ora: 19:33
Gafurr Kabashi

Gafurr Kabashi, nënkryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991, tha se FFK-në nuk e ka themeluar vetëm KF Prishtina, Trepça, Liria, Peja e Gjakova...

Kabashi ka shprehur pikëpamjet e tija në përgjithësi për futbollin veçmas gjeneratën e sakrificës. 

“Mirënjohjet të cilat janë dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës, e kanë vlerën e tyre.
Këto mirënjohje e kanë përfshirë periudhën 1990 - 1997/98. 

Nuk mund te thuhet se atë periudhë të themelimit të federatës në vitin 1991, e ka mbuluar pluhuri, simbolikisht, shprehje e Zotit Musli Zymberi i cili ka shprehur keqardhje duke thënë një vlerësim mbase të ngutshëm por me sinqeritet. 

Është një gjë të cilën nuk e kemi respektuar. 

Shkrimet tona në ca libra përkujtimore nuk kanë qenë në rregull, jo për kualitetin është thënë e vërteta, por është shprehur në mënyra vetanake, duke u shpallur secili me heronj se tjetri e jo duke formuar një grup kualitativ të drejtë në vlerësim dhe real.

Secili klub i futbollit të vitit 1990 e deri në vitin 1997/98 është dashur të caktoj delegatët që në mënyrë unanime jepen shënimet dhe të punohet ne veprime reale, sikurse që është munduar, nënkryetari i federatës së futbollit me katër e pesë përfaqësues të denjë të ndarjes të mirënjohjeve, ku federata e futbollit ka ofruar ndihmën e sajë të pakompromis.

Nuk duhet harrojmë kohën prej tre muajsh të bërë në dhënien e mirënjohjeve. 

Me qëllim nuk po i përmendi emrat a atyre personave të cilët me sinqeritet u angazhuan e me objektivitet, as personave në Prishtinë, në Mitrovicë, në Podujeve, në Drenas, në Komoran dhe individë të tjerë, të cilën jepnin deklarata subjektive për themelimin e federatës, fillimin e kampionatit të futbollit në vitin 1991 e tjera merita subjektive. për jetë duhet te mblidhen ato libra, të themelohet një shtab ekskluzivisht i njerëzve real në luftën e drejte për themelimin e federatës së futbollit dhe realitetin për këtë. 

Nuk ka pasur heronj sportiv individual të futbollit në aspektin e drejtë për klubet e tyre. 

Secili që është ballafaquar për ndarjen e mirënjohjeve, ka treguar subjektivizëm, e jo sinqeritet në dhënien e emrave duke rritur emrat, madje deri në 80 persona për iks klube, duke përjashtuar FFK e cila ka kërkuar objektivizëm e prirë nga kryetari i federatës.

Po e them se federatën futbollit nuk e ka themeluar vetëm KF Prishtina, Trepça, Liria, Peja e gjakova por të gjitha klubet unanimisht të ligës së pare të ish lidhjes futbollistike të Kosovës, të përkrahur nga populli trimërisht kudo që zhvilloheshin ndeshjet e futbollit sepse kjo ka qenë një luftë kundër Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët nuk kanë munguar, por futbollistët tanë, trimat e vërtet luftuan me dinjitet dhe qëndruan të patundur si heronj të sportiv, të nënës Kosovë”, ka shkruar Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat