Sarri: Kam trurin tim dhe flas vet për ekipin!

Futboll

Sarri: Kam trurin tim dhe flas vet për ekipin!

Më: 15 janar 2023 Në ora: 23:48
Tare e Sarri

Duket se marrëdhëniet e Igli Tares me trajnerin e Lazios, Mauricio Sarrin nuk kanë asnjë përmirësim.

Një gjë të tillë e ka shfaqur trajneri në komunikimin me mediet pas fitores 0-2 në transfertën ndaj Sassuolos.

I pyetur për deklaratën e shqiptarit që tha se beson te kualifikimi në Champions Legue, Sarri theksoi se ai flet vetëm çfarë mendon vetë dhe jo çfarë diskuton Tare, një formë si për të treguar se nuk dëgjon aspak mendimin e drejtorit sportiv.

“Tare do t’ju tregojë për ndjesitë e tij, unë kam një tru autonom dhe po flas timin.

Thashë që më parë Lazio kishte rezultate të mira, tani jemi të pestët dhe duket se po ecim. Unë kam ndjesinë që k askuara më të plotësuara, nëse djemtë përgjigjen si sot atëherë mund të shkojmë më tej.”-deklaroi trajneri i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat