​Inzaghi zbulon frikën që ka para ndeshjes me Milanin

Futboll

​Inzaghi zbulon frikën që ka para ndeshjes me Milanin

Më: 17 janar 2023 Në ora: 10:54
​Inzaghi

Pas fitores së ngushtë 1-0 kundër Veronës, Interi i Inzaghit menjëherë ktheu faqen dhe mendoi për ndeshjen e radhës. “Nerazzurrët” do të përballen me rivalët e qytetit, Milanin në finalen e Superkupës së Italisë , ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00 të së mërkurës së 18 janarit.

Në prag të finales, trajneri i Interit, Simone Inzaghi dolinë një konferencë për shtyp për të folur për finalen e Superkupës. Ai tha se ky është trofeu i parë për këtë vit dhe skuadra do të bëjë maksimumin për ta fituar.

E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, e cila është edhe një derbi në finale. Ne do të përpiqemi të luajmë një lojë të mirë në një ndeshje të rëndësishme. Është trofeu i parë i sezonit, ne duam të fitojmë. Këtë derbi e konsideroj një trofe, jo një derbi shpengimi. Ata sfidojnë njëri-tjetrin për fituesin e Kupës së Italisë dhe Scudetto-n dhe prandaj është vazhdimi i sezonit të kaluar ”, tha fillimisht Inzaghi.

Më tutje Inzaghi dha një mesazh për mbrojtësit e skuadrës së tij duke iu kërkuar që të jenë të kujdesshëm.

Mbrojtja do të duhet të luajë një lojë të kujdesshme. Milani ka sulmues me vlerë absolute. Por ne do të duhet të punojmë si ekip, nuk duhet të shikojmë vetëm mbrojtësit, përkundrazi ”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat