Inzaghi: Jemi të lodhur, na duhet një ndeshje e madhe!

Futboll

Inzaghi: Jemi të lodhur, na duhet një ndeshje e madhe!

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:04
Inzaghi

Inter dhe Milan përballen të mërkurën në Arabinë Saudite teksa derbi këtë herë zhvillohet për llogari të finales së Superkupës së Italisë. Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi theksoi se ende nuk ka vendosur në lidhje me aktivizimin e Romelu Lukakut ndërsa shtoi se derbin e fundit në kampionat e humbën në mënyrë të padrejtë.

“Dëshirë për hakmarrje? Di të them që derbin e fundit në kampionat e humbëm në mënyrë të padrejtë. Në lidhje me Lukakun, mbetet për t’u parë, ende nuk kam vendosur edhe se cili do të luajë mes Dumfries dhe Darmian.

Lukaku u stërvit pjesërish me grupin, pastaj nëse nuk rikuperon ndaj Milanit atëherë e presim për ndeshjen me Empolin. Ne pësuam një incident në ndeshjen me Monzan pasi në të kundërt do të ishim në të njëjtin ecuri me sezonin e kaluar. Ka pak lodhje, por po përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe.

Viti 2023? Unë jam i lumtur me atë që skuadra ka arritur deri më tani, kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe kemi qëndruar gjithnjë në lojë pavarësisht mungesave. Nesër luhet një finale dhe ajo vlen shumë për ne, jemi duke e përgatitur mirë ndeshjen pavarësisht lodhjes”, u shpreh Inzaghi.

Kujtojmë se Superkupën e Italisë mes Inter dhe Milan mund ta ndiqni në SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat