Sacchi nuk kursehet

Futboll

Sacchi nuk kursehet

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:20
Sacchi nuk kursehet

Charles De Ketelaere u cilësua si një nga goditjet e mëdha në merkaton e Milanit, por që nuk po jep rezultat në fushën e lojës. Statistikat flasin kundër belgut, që po vuan me përshtatjen e tij në Serie A. Ish-trajneri i njohur i Milanit,

Arrigo Sacchi, nuk është kursyer aspak në mendimin e tij për De Ketelaere-n, për të cilin shprehet se hyn në fushë si humbës.

“Charles De Ketelaere hyn në fushë si një humbës. Ai duket i frikësuar, ka dhimbje dhe kjo duket.

Gjithçka është konfuze. Megjithatë, është më mirë të mos nxjerrim konkluzione përfundimtare, të huajve u duhet gjithmonë pak kohë”, ka thënë Arrigo Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat