Jonuzi: Balaj është një vlerë e shtuar

Futboll

Jonuzi: Balaj është një vlerë e shtuar

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:51
Jonuzi

Vllaznia mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipëri.

Një nga autorët e golave ishte edhe Fjoart Jonuzi. Pas ndeshjes ai u shpreh se ishte i lumtur për këtë rezultat dhe në ndeshjen tjetër shkojnë më të qetë.

“Jam shumë i lumtur për dy fitoret, atë kundër Partizanit në kampionat dhe këtë të sotmen ndaj Bylisit.

Ishin dy ndeshje dicizive, dhe tek tjetra do shkojmë më të qetë. Balaj është një vlerë e shtuar, na jep personalitet, e kemi pritur mirë në grup. Ai do të na ndihmojë për të arritur objektivat, është e rëndësishmë të kemi vazhdimësi. Është e vërtetë që unë duhet të godasë më shumë portën.

Në merkato janë shumë gjëra që nuk ecin, këtu tek Vllaznia ndjehem i respektuar, jam i kënaqur për këto tre vite që kam qenë këtu.

Asnjëherë s’kemi qenë të plotë dhe prandaj kemi pasur luhatje, presim dhe Latifin që të rikuperohet. Dihet kualiteti i Balajt, por ne duhet ta ndihmojmë me pasime dhe krosime”, u shpreh Jonuzi në një pronocim për Oversport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat