Inzaghi - Pioli, ja kë nxjerrin fitues statistikat

Futboll

Inzaghi - Pioli, ja kë nxjerrin fitues statistikat

Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:31
Inzaghi vs Pioli

Claudio Ranieri receives the Panchina D'Oro Prize during Italian Football Federation 'Panchine D'Oro E D'Argento' Prize at Coverciano on March 27, 2017 in Florence, Italy.

Bilanci i përballjeve mes Simone Inzaghit dhe Stefano Piolit është në favor të zikaltërve: 7 fitore përkundër 5 të trajnerit kuqezi, me 4 barazime në mes. Në favor të interistit është edhe numri i trofeve të fituar në ndeshjet teke, një ogur i mirë ky edhe për derbin e Superkupës së Italisë, Milan – Inter, që luhet këtë të mërkurë, në Riad dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport.

Inzaghi pas suksesit të siguruar ndaj Juventusit një vit më farë, e ka fituar këtë trofe 3 herë dhe shkon në kërkim të një rekordi, Superkupës së katërt personale duke barazuar rekordmenët Marcello Lippi dhe Fabio Capello. Për ta arritur, duhet që Interi i tij të mposhtë Milanin që nuk e fiton këtë trofe që nga dhjetori i 2016.

Inzaghi në total ka humbur vetëm një finale, atë të Kupës së Italisë 2016-2017, teksa ka ngritur lart Kupën e Italisë në 2018-2019 dhe Superkupën në edicionet 2017 dhe 2019 me Lazion, trofe të cilëve u ka shtuar dhe Superkupën 2021 dhe Kupën e Italisë 2021-2022 si trajner i Interit, duke u bërë kështu tekniku më fitues para arritjes së kuotës së 250 ndeshjeve në stol në Serinë A.

Pioli ndërkohë ka humbur gjithnjë në të dyja herët në të cilat si trajner i Lazios ka arritur finalen e një kompeticioni, Kupën e Italisë në 2014-2015 dhe Superkupën 2015-2016. Gjithsesi mund të krenohet se në krahun e tij ka titullin më të rëndësishëm që Inzaghit i mungon, titullin kampion, të fituar një vit më parë në drejtimin e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat