Trajneri i Lushnjes flet pas ndeshjes: Pësuam 3 gola, por ishim serioz…

Futboll

Trajneri i Lushnjes flet pas ndeshjes: Pësuam 3 gola, por ishim serioz…

Më: 17 janar 2023 Në ora: 17:44
Trajneri i Lushnjes flet pas ndeshjes

Në ditën e sotme ishte momenti që Kupa e Shqipërisë të kishte rolin e protagonizmit. Partizani ka arritur të fitojë ndaj Korabit në shifrat 1-3 falë dy golave të Skukës. Ky i fundit zgjodhi që të kërkonte ndjesë tifozëve të ish-ekipit të tij. Goli i tretë u shënua nga Murataj, ndërsa Beshiraj, ish-lojtari i Tiranës, shënoi golin e vetëm te Korabi.

Tirana nuk kishte aspak problem në ndeshjen me Lushnjen duke fituar me shifrat 0-3. Ndërkohë Vllaznia kishte një ndeshje të vështirë në transfertën e Bylisit. Jonuzi në të 37 dhe Kaina në minutën e fundit do t’i jepnin fitoren shkodranëve me shifrat 0-2. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Dalipi: “Tirana është në nivel tjetër në raport me ne, ka shumë kualitet. Lushnja vërtet pësoi 3 gola, por kemi qenë serioz. Kemi bërë disa gabime individuale që duhet kohë pune për ta rregulluar. Kam vetëm 11 ditë në drejtimin e Lushnjes dhe të përballesh me Tiranën, është pak e vështirë. Nuk është ky kundërshtari ynë, kampionati jonë është ndryshe”.

Shehi: “E filluam ndeshjen shumë mirë, kur ndeshja shkoi 0-3, filluam të bëjmë menaxhimin e forcës pasi kemi ndeshje sërish pas tre ditësh. Xhixha ishte në gjendje gripale dhe nuk donim që ta rrezikonim.

Xhixha? Është golashënuesi i kampionatit, këtë situatë e përjetuam edhe me Seferin. Është në fokus dhe herë pas herë shfaqet ndonjë skuadër që e kërkon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat