Situata me vëllezërit Taipi, reagon Kukësi

Futboll

Situata me vëllezërit Taipi, reagon Kukësi

Më: 17 janar 2023 Në ora: 20:32
Situata me vëllezërit Taipi, reagon Kukësi

Mungesa e vëllezërve Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi në stërvitjen e sotme të Kukësit, ka bërë që të lindin dyshime nëse të dy do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit verilindor. Por pas publikimit të lajmit për këtë mungesë, ka ardhur edhe reagimi i verilindorëve.

Këta të fundit insistojnë se të dy vëllezërit janë pjesë e projektit të klubit dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e tij, duke mbajtur një peshë të rëndësishme për të.

"Kukësi hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme në median e shkruar, aty ku aludohet për largimin e kapitenit Gjelbrim Taipi dhe mesfushorit Shqiprim Taipi. Klubi i Kukësit përgënjeshtron këto lajme të rreme dhe informon tifozët dhe median e shkruar se Gjelbrim Taipi dhe Shqiprimi Taipi janë dhe do të mbeten pjesë e ekipit tonë.

Klubi i Kukësit i bën thirrje të gjitha mediave, të shkruara dhe vizive që të tregohen më të kujdesshëm në shkrimin e lajmeve të rreme dhe së pari, të tregohen profesionistë.

Klubi i Kukësit ka qenë i hapur për mediat për çfarëdo lloj informacioni dhe në këtë mënyrë kërkon të konfirmojnë informacionet para se të publikojnë gjëra jo të vërteta", reagon Kukësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat