Talenti shqiptar i papërmbajtshëm me fanellën e Celtic-ut

Futboll

Talenti shqiptar i papërmbajtshëm me fanellën e Celtic-ut

Më: 17 janar 2023 Në ora: 22:49
Roko Vata

Talenti shqiptar i papërmbajtshëm me fanellën e Celtic-ut!

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, vazhdon të shkëlqejë të skuadra B e Celtitc-ut, teksa së fundmi është shndërruar në një bomber të vërtetë.

17-vjeçari ka një të ardhme të sigurt përpara teksa vetëm 10 minuta i kanë mjaftuar për të realizuar dy gola në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Wolves U23 e vlefshme për Premier League International Cup.

Celtic triumfoi me rezultatin 4:2, teksa Roko Vata ishte një nga më të dalluarit në fushë, duke bërë “ligjin” në këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat