Ky është një sezon i ndryshëm

Futboll

Ky është një sezon i ndryshëm

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:12
Reali

“Ky është një sezon i ndryshëm. Sa për fillim nuk e di se si do të kthehen lojtarët që do të marrin pjesë në kampionatin botëror”. Kjo është një nga shprehjet që trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, e ka përsëritur jo pak kur ka qenë i pranishëm në konferencat për shtyp të Madridit.

Ai më mirë se kushdo e ka ditur se pas Botërorit do të kishte probleme.

Tani ndoshta është e lehtë që këtë rënie të formës të Realit, Ançeloti t’ia faturojë Botërorit. Por e vërteta i jep jo pak të drejtë, sepse shumë nga lojtarët e Realit që ishin pjesë e Botërorit nuk janë as hija më e shëmtuar e origjinalit! Janë të paktën 13 madrilenë, forma e të cilëve është në pikiatë. Disa prej Botërorit, disa prej dëmtimeve, disa se janë jashtë forme e disa të tjerë që nuk janë pjesë e planeve të Ançelotit. Në një sezon që parashikohet shumë i gjatë, mjaft i ngarkuar dhe i vështirë, të gjithë do të duhej të ishin të vlefshëm për italianin.

Por në fakt, deri më tani ata e kanë lënë në baltë teknikun e tyre. Karvahal, Rydiger, Valverde, Modriç e Kamavinga janë ata që e kanë vuajtur më shumë angazhimin në kampionatin botëror. Mendi vazhdon përpjekjet për të kapur formën e tij më të mirë pas dëmtimit, por pa progres domethënës. Të tjerë titullarë fiks si Alaba e Tçuameni e Lukas Vaskez janë të dëmtuar dhe do të qëndrojnë dhe pak pushim. Kësaj liste i shtohen dhe ata lojtarë, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Ançeloti.

Janë disa, duke nisur nga blerja më e shtrenjtë e klubit, Eden Hazard, e për të vijuar me Odriozolën, Vajehon e Marianon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat