Conte lodhet nga mediat dhe i jep shembullin e vendit të tij

Futboll

Conte lodhet nga mediat dhe i jep shembullin e vendit të tij

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:37
Conte

Antonio Conte është i pakënaqur me mënyrën se si menaxhohet ballafaqimi me mediat në Angli.

Trajneri italian dukeg të jetë lodhur nga shpjegimet e shumta për gazetarët dhe kërkon që dikush tjetër nga brenda klubit duhet që të dalë përpara mediave dhe të sqarojë strategjitë e klubit. Konte jep si shembull Italinë, ku drejtorët sportivë prononcohen për mediat përpara mediave.

“Ka një zakon të keq në Angli që vetëm trajneri flet dhe shpjegon veten. Unë kurrë nuk kam parë askënd nga departamenti mjekësor të vijë në konferencë dhe të shpjegojë pse një i dëmtuar ka probleme për t’u rikuperuar. Unë kurrë nuk kam parë një drejtor sportiv të vijë për të shpjeguar vizionin e klubit.

Në Itali, para çdo ndeshjeje ka një person nga klubi që duhet t’i përgjigjet çdo pyetjeje.

Nëse flet vetëm trajneri, mund të ketë keqkuptime. Mendoj se do të ishte mirë që një përfaqësues i klubit të ishte i pranishëm në media. Jo çdo javë, por të paktën një herë në javë ose një herë në muaj. Në këtë mënyrë mediat do ta kenë më të lehtë të kuptojnë situata të caktuara dhe klubi nuk do të kishte vetëm një fytyrë”, ka deklaruar Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat