Ancelotti: Reali në krizë?

Futboll

Ancelotti: Reali në krizë?

Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:41
Carlo Ancelotti

 

Carlo Ancelotti u është përgjigjur qartë pyetjeve për një fund të mundshëm të ciklit fitues të klubit “merengues”.

“Barcelona i dha fund ciklit tonë? Reali është një ekip i ri, megjithëse të gjithë flasin për emra si Modric, Kroos apo Benzema, por ne kemi shumë të rinj dhe shumë prej tyre kanë ardhur këtë vit.

Mendoj se jemi në fillimin e një cikli. Është Një moment tranzicioni nga një epokë fantastike në tjetrën. Ka lojtarë që do të marrin komandën e kësaj skuadre, Kroos, Modric apo Benzema”.

Roli i trajnerit në krizë: “Nuk është aq e vështirë, duhet të jesh sa më objektiv dhe t’i bësh gjërat në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Në futboll gjëja më e lehtë e mundshme është të mbrohesh mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat