Arsim Plepolli: Zhelezniçari i ka brenda legjendat në krahasim me ekipet e Kosovës 

Futboll

Arsim Plepolli: Zhelezniçari i ka brenda legjendat në krahasim me ekipet e Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 janar 2023 Në ora: 17:07
Arsim Plepolli

Është interesant se ka shumë pak shqiptar që kanë luajtur në klubet boshnjake në vitet e 80-ta, të 90-ta dhe pas vitit 2000, sidomos në klubet e mëdha të kryeqytetit boshnjak, siç është Zhelezniçari dhe Sarajeva.

Arsim Plepolli është i vetmi shqiptar nga Kosova, që ka veshur fanellën e klubit të famshëm boshnjak, Zhelezniçari i Sarajevës.

Plepollit edhe sot i kujtohet atmosfera e zjarrtë në stadiumin “Gërbavica” dhe kënga drithëruese e këtij ekipi, që vazhdimisht zbulon e formon talent të mëdhenj.

Image

Arsim Plepolli kur luante në Zheleznoçar

Ish mesfushori i njohur nga Kosova, në vitin 2000-2002, ka luajtur për Zhelezniçarin dhe e njeh fije e për pe filozofinë e punës së klubit me traditë boshnjake. 

“Zhelezniçari është klub i madh. Është klub që ka prodhuar futbollist me emra shumë të mëdhenj sa i përket Bosnjës dhe në ish Jugosllavi. 

Zhelezniçari thuajse gjithmonë ka qenë në 4-5-shen e madhe në ligën ish jugosllave. 

Te Zhelezniçari jetojnë me futbollin. 

Asnjë klub në Kosovë nuk e ka publikun siç e ka Zhelezniçari, ata jetojnë për futbollin. 

Edhe ata janë ballkanas, edhe ata janë dalur prej lufte dhe vlerësohen si mentalitet brazilian për nga atmosfera”, thotë Plepolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Plepolli tregon se çfarë i ka pëlqyer të klubi nga Gërbavica.

“Me pëlqejnë tifozët sepse janë të flaktë, minimumi 500 - 600 veta janë në stërvitje në terrene ndihmëse.

Kisha pas dëshirë këtë frymë të shikuesve më fut në klubet tona, sidomos kur luan Prishtina por këtë e bën kualiteti i lojës. 

Ne duhet mi mësuar fëmijët tanë si përkrahet ekipi, si brohoritet, duartrokitet, këtë duhet të kemi të Prishtina, Llapi, Trepça ’89, në Pejë e shumë klube tjera”, tregon ish futbollisti i mirënjohur.

Zhelezniçari ka politikë ndryshe më krahasim me ekipet tona.

“Te Zhelezniçari gjithmonë i japin hapësirë legjendave që kanë qenë pjesë e klubit. 

Image

Zhelezniçari i kohës së Plepollit (2000-2002)

Asnjëherë nuk ka mundur të hyjë dikush në kolektivin e tyre nga rivali i madh siç e kanë Sarajevën që të bëhet trajner apo drejtor sportiv në Zhelezniçar. 

Kur kemi pas ndeshjen me Sarajevën, rivali më i madh i Zhelës, një javë më herë kemi shkuar në karantinë. 

Tifozët na thoshin: Veç mundeni Sarajevën edhe nëse bjereni prej lige. Ia falim të gjitha.

Kosovë nuk shoh ndonjë rivalitet, përveç Dritës dhe Gjilanit, edhe ajo u zbeh shkaku i stadiumit”, ka nënvizuar Plepolli.

Sa i përket të ardhurave, Plepolli thotë se në Kosovë paguhen më mirë: “Nuk janë më të paguar se tek ne, me përjashtim të ndonjë lojtari që është pjesë e përfaqësueses boshnjake. Me pagesë ne jemi më mirë, siç është edhe përforcimi i fundit i Ballkanit që flitet se paguhet deri 7 mijë euro në muaj. 

Në Zhelezniçar punojnë njerëz të sportit, që e kanë kaluar tërë jetën aty. Klubi funksionon me legjendat e klubit, janë të angazhuar. Jo si tek ne, një pronar e lëshon klubin dhe bankroton por ata janë të organizuar dhe nuk vërehet asgjë përkundër se mund të largohet pronari i klubit. Janë klube serioze”, përfundon Plepolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat