Sami Sermaxhaj thyen heshtjen: Ja kush na mbante peng për kontrata 

Futboll

Sami Sermaxhaj thyen heshtjen: Ja kush na mbante peng për kontrata 

Nga: K. G. Më: 18 janar 2023 Në ora: 17:22
Sami Sermaxhaj me lojtarët

Sami Sermaxhaj më në fund thyen heshtjen dhe tregon se si i mbanin peng me kontrata.

Ai këtë punë e ka sqaruar përmes profilit të tij në facebook.

Sermaxhaj është tërhequr nga pozita e kryetrajnerit të klubit të futbollit Malisheva, vendin e të cilit e ka zënë Bylbyl Sokoli. 

“Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte kënaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju.

Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitem dhe udhëheqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veç u bë publik”, ka shkruar Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat