Ish-futbollisti i Shpresave i bashkohet portierit kuqezi në klubin e ri

Futboll

Ish-futbollisti i Shpresave i bashkohet portierit kuqezi në klubin e ri

Më: 18 janar 2023 Në ora: 19:41
Masimiliano Doda

Aventurë e re për Masimiliano Dodën.

Mbrojtësi i djathtë, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares Shpresa, ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me një klub të ri, duke u larguar përkohësisht nga Palermo, për t’iu bashkuar Imoleses në Serinë C.

Doda nuk ia doli të shpërthente në radhët e Palermos në Serinë B, ndonëse kishte qenë pjesë e rrugëtimit të kësaj skuadre në kategoritë më të ulëta italiane dhe një dëmtim nuk e ndihmoi në këtë aspekt.

Ndaj në janar, u mendua që djaloshi të huazohej për të fituar më shumë minuta në fushën e lojës dhe për të luajtur rregullisht.

Klubi i Imolese bëri të ditur se ka huazuar Dodën deri në fundin e sezonit, për ta bërë pjesë të një rrugëtimit që shpreson të mbyllet me ngjitjen në Serinë B. Në këtë skuadër, Doda do të luajë përkrah portierit Marko Molla, i cili është huazuar nga olonja po për të luajtur më rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat