Inzaghi ndjen vetëm lumturi pas fitores së Superkupës

Futboll

Inzaghi ndjen vetëm lumturi pas fitores së Superkupës

Më: 18 janar 2023 Në ora: 22:35
Inzaghi

Interi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Inzagi nuk e ka fshehur lumturinë e tij për trofeun e fituar.

Në një prononcim për “Mediaset“, trajneri i Interit është shprehur se kanë luajtur ndeshjen perfekte dhe se ndjen një kënaqësi të shohë skuadrën e tij të luajë në një mënyrë të tillë.

“Djemtë ishin shumë të mirë për të luajtur një ndeshje perfekte.

Ne ishim gjithmonë të kthjellët dhe kompakt. Është një kupë shumë e rëndësishme, ishte objektivi i dytë i sezonit pas 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Si trajner është kënaqësi të shohësh skuadrën tënde duke luajtur kështu”, ka deklaruar Simone Inzaghi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat