Conte: Kur largohem, klubi bëhet pishman për vendimin

Futboll

Conte: Kur largohem, klubi bëhet pishman për vendimin

Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:28
Conte

Pozicioni i trajnerit Antonio Conte është vendosur në dyshim me italianin që ka një kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit aktual.

Pas rezultateve negative, situata duket të ketë ndryshuar me drejtuesit e Totenhamit që nuk janë edhe aq të bindur sa në fillim për të vijuar projektin me italianin.

Nga ana tjetër, Konte jep një mesazh të qartë se është i gatshëm të vijojë sipas kushteve të tij ndërsa shprehet se të gjithë klubet ku ai ka punuar janë bërë pishman pasi e kanë shkarkuar.

“Unë jap gjithçka për një klub. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Totenhamin, kështu ka ndodhur edhe me Interin, Juventusin dhe kudo kam punuar.

Për mua është normale ta përfundoj një ditë si i sfilitur pasi impenjohem shumë dhe kjo është edhe një arsye pse drejtuesit kërkojnë kontrata afatgjate nga unë.

Nuk di që asnjë nga klubet ku kam punuar të ketë pasur pretendime në lidhje me impenjimin tim. Zakonisht ndodh që kur unë largohem, klubet bëhen pishman për vendimin sepse ata më pas e kuptojnë sa kam punuar.

Dhe, në këtë aspekt jam shumë i lumtur për këtë që jam”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat