Premier Liga nuk është liga më e fortë në botë

Futboll

Premier Liga nuk është liga më e fortë në botë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar një artikull në të cilën ka renditur ligat më të forta në botë për vitin 2022.

Sipas këtij artikulli, kampionati anglez i njohur ndryshe si Premier Liga është renditur në vendin e dytë si liga më e fortë në botë, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Serie A braziliane është liga më e mirë në botë për herë të dytë në historinë e renditjes vjetore të IFFHS, të nisur që nga viti 1991.

Premier Liga është e dyta për herë të pestë brenda gjashtë vitesh, ku në vitin 2019 kishte zënë vendin e parë.

Liga spanjolle, e njohur ndryshe si La Liga, është përpara Bundesligës (e 8-ta në vitin 2021) ndërsa Serie A italiane zbret për dy pozita në renditje dhe është përpara Ligue 1 franceze.

Portugezja Primeira Liga është e shtata, përpara Eredivisie holandeze dhe Primera Division nga Argjentina. Më në fund, TOP 10 e mbyll Divizioni Profesional i Paraguajit.

Më poshtë mund të gjeni renditjen e ligave më të forta në botë për vitin 2022.

Image
Renditja e ligave
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat