Barcelona kalon me lehtësi në të tetën e fundit të Kupës së Mbretit

Futboll

Barcelona kalon me lehtësi në të tetën e fundit të Kupës së Mbretit

Më: 19 janar 2023 Në ora: 22:12
Barcelona

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Ceutas dhe Barcelonës, ku kjo e fundit ka kaluar në fazën 1/8-ës së finales së Kupës së Mbretit.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal Alfonso Murube”, Barcelona e ka shkatërruar skuadrën e Ceutas me rezultat të thellë 5:0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me golin e vetëm të Raphinhas, i cili shënoi në minutën e 41’ për 1:0.

Ndërkaq, Barça e nisi pjesën e dytë furishëm ku gjeti edhe katër gola të tjerë përmes Lewandowskit (minuta e 50’ dhe 90’), Ansu Fatit (minuta e 70’) dhe Franck Kessie (minuta e 77 ‘).

Me këtë fitore, Barcelona tani kalon në 1/8-ën e finales së Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat