Bergomi karikon Interin

Futboll

Bergomi karikon Interin

Më: 20 janar 2023 Në ora: 13:38
Bergomi karikon Interin

Fitimi i Superkupës së Italisë, duke mposhtur qartë “Djallin”, mund t’i japë Interit një shtysë për sa i përket kampionatit.

Ish-kapiteni i zikaltërve, Beppe Bergomi, është i bindur për këtë.

Ai deklaroi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”:

“Nga ajo që kemi parë në ditët e fundit mes kampionatit dhe Superkupës, Interi sot është anti-Napoli i vërtetë.

Duhet të jem i sinqertë: titulli është shumë i vështirë dhe kërkon ecuri më pozitive se deri tani. Interi, megjithatë, duhet të përpiqet të ruajë një seri fitoresh të njëpasnjëshme.

Djeg shumë barazimi në Monza. Me ato dy pikë më shumë, sot Interi do të ishte minus tetë pikë nga Napoli, një hendek gjithmonë i rëndësishëm, por mendërisht më i tretshëm”.

Ish-futbollisti Giuseppe Bergomi foli edhe për ecurinë e liderëve të Napolit në këtë kampionat: “A do të ishte Napoli në krye të tabelës edhe në kampionatet e mëdha europiane? Nuk e di, por duke parë se çfarë kanë bërë në Ligën e Kampionëve, mund të luajë për kreun në të gjitha ligat.

Shumë herë ne vendosim etiketa. Thuhet se Spalletti nuk ka fituar kurrë, por kur ishte në Romë ai ishte kundër Interit të Mourinhos, i cili kishte një skuadër të madhe. Megjithatë, gjithmonë i ka bërë skuadrat e tij të rriteshin dhe lojtarët e rinj të përmirësoheshin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat