Dënim i rëndë për Juventusin, i hiqen 15 pikë nga klasifikimi për mashtrimin

Futboll

Dënim i rëndë për Juventusin, i hiqen 15 pikë nga klasifikimi për mashtrimin

Më: 20 janar 2023 Në ora: 21:25
Agneli

Dënim “bombë” për Juventusin, i hiqen 15 pikë nga klasifikimi për mashtrimin financiar!

Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka marrë një vendim që padyshim do të tronditë futbollin italian.

Kjo ka të bëjë përfshirjes së Juventusit në çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.

Ndonëse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, Apeli ka shkuar edhe më tej, duke dënuar bardhezinjte me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat