Gullit ia sugjeron Barcelonës

Futboll

Gullit ia sugjeron Barcelonës

Më: 21 janar 2023 Në ora: 12:20
Gullit ia sugjeron Barcelonës

Ruud Gullit, legjenda e futbollit holandez, ishte plot lëvdata për Hakim Ziyech, një mesfushor sulmues 29-vjeçar, që bën edhe anësorin e djathtë, i cili nuk llogaritet shumë te Chelsea. Ai është një nga opsionet në merkato për të mbushur vendin bosh te Barcelona, që u krijua me largimin e Memphis Depay tek Atlético Madrid.

“Mendoj se në Ligën Spanjolle ai do të ishte sërish vetvetja. Në Angli nuk e ka arritur kurrë nivelin që tregoi te Ajax. Do të doja ta shihja atë të luante në Spanjë dhe mendoj se do të përshtatej në mënyrë të përkryer me Barçën, do të kishte sukses atje”, – tha ai për kanalin “Ziggo Sport”.

Ai që ishte kampion i Europës në vitin 1998 dhe i Kupës së Evropës (Champions-it) më 1989 dhe 1990 me Milanin kujtoi rolin e marokenit në Botërorin e kaluar, duke rijetuar skenën e tij të lavdishme tek Ajax (2016-2020) dhe theksoi:

“Nuk e kam parë kurrë Ziyech të luajë me Chelsea sikurse bëri me Marokun në Botërorin e fundit. Chelsea e vendos atë në pozicione që nuk i përshtaten. Ai duhet të luajë vetëm në krahun e djathtë për të rikuperuar nivelin e tij më të mirë”.

Kontrata e tij në “Stamford Bridge” skadon në vitin 2025. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm tri ndeshje si titullar në Premier League nga gjithsej nëntë të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat