​Para ndeshjes me Chelsean, Klopp sqaron formacionin: Kush nuk mbrohet, nuk luan

Futboll

​Para ndeshjes me Chelsean, Klopp sqaron formacionin: Kush nuk mbrohet, nuk luan

Më: 21 janar 2023 Në ora: 13:22
Klopp

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes në stadiumin “Anfield Road”, ku do të përballen Liverpooli dhe Chelsea.

Të dy trajnerët kanë vendosur tashmë për zgjidhjet e tyre se me kë ta fillojnë ndeshjen, ku Jurgen Klopp ka marrë vëmendjen shkaku i formacionit që ka zgjedhur.

Henderson dhe Fabinho gjenden në bankën rezervë, ku në vend të tyre janë Naby Keita dhe Stefan Bajcetic, ku ky i fundit bënë debutimin e tij si titullarë në Premier Ligë. 

Rreth kësaj ka folur Klopp, i cili e lavdëroi shumë Bajcetic. 

“Nuk ishte një vendim i madh, ai e meriton këtë. Ai mund të luante edhe më parë por ishte i lënduar për dy ndeshje, ai bëri një hap të madh që prej se është me neve. Ai është një fëmijë i mençur, ai është një futbollit shumë i mirë”, tha Klopp. 

Po ashtu, Klopp thuhet se i është adresuar edhe paraqitjeve të fundit të Henderson dhe Fabinhos. 

“Nëse nuk mbroheni, nuk do të luani”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat