Shpresa e Juventusit

Futboll

Shpresa e Juventusit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 13:45
Shpresa e Juventusit

Pasi mori një goditje të ashpër, madje edhe disa herë më i rëndë sesa ai që kishte kërkuar prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, Xhuzepe Çine (9 pikë), rrjeti “Sky Sport 24” raporton se Këshilli Federal i Apelit, i cili dje shkoi edhe përtej kërkesës së bërë nga prokurori i federatës, do të zbardhë argumentimin e vendimit të marrë mbi çështjen e plusvalencave, brenda një afati 10 ditor.

Ndërkohë, me të përfunduar 10-ditëshi, Juventusi do të ketë 30 ditë kohë për të përgatitur dhe dorëzuar dosjen e apelimit të dënimit në “CONI” Komiteti Olimpik Italian.

Madje, gjykata e kësaj të fundit ka një specifikë të veçantë, siç raportohet: Në “CONI”, trupi gjykues i çështjes nuk është se argumenton vendime dhe gjen hapësira që mund të zbusin dënimin brenda dënimit.

Në “CONI” ose konfirmohet vendimi i dhënë nga Apeli, ose Juvja fiton pafajësinë dhe zërohet dënimi prej 15 pikësh. Dhe pikërisht kjo është shpresa e madhe bardhezi.

REAGOJNË AVOKATËT – Menjëherë pas daljes së vendimit, kanë reaguar edhe avokatët e Juventusit, Mauricio Belakoza, Davide Sanxhorxho dhe Nikola Apa.

“Vendimi i marrë nga Këshilli i Apelit duket qartë se nuk është aspak i barabartë në trajtimin e tij, duke qenë se me përjashtim të Juventusit dhe drejtuesit të tij, asnjë klub tjetër, me të njëjtat akuza nuk është dënuar.

Tani presim të lexojmë me qetësi argumentin dhe më pas do të reagojmë siç duhet ndaj kësaj padrejtësie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat