Youssoufa Moukoko vazhdon kontratën me Borussia Dortmund

Futboll

Youssoufa Moukoko vazhdon kontratën me Borussia Dortmund

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:51
Youssoufa Moukoko rinovon kontratën

Youssoufa Moukoko do vazhdojë bashkëpunimin me BVB.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, më anë të një njoftimi.

Borussia Dortmund dhe Youssoufa Moukoko kanë rënë dakord të punojnë së bashku deri në vitin 2026.

I lumtur me rinovimin ishte vetë lojtari, duke pranuar që ndihet mirë në ‘Signal Iduna Park’.

“Nuk është sekret që ndihem mirë në BVB. Kam luajtur në ekipet e të rinjve, kam marr hapat e parë të mi profesional këtu dhe tani jam gati të për hapat e ardhshëm në zhvillimin tim së bashku me klubin”, u shpreh ai.

Kujtojmë që interesim për yllin e BVB-së kanë shfaqur shumë ekipe, por ai rinovoi me klubin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat