Ancelotti i “mbyll dyert” Artetës

Futboll

Ancelotti i “mbyll dyert” Artetës

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:15
Ancelotti

Mbrëmjen e së premtes në mediet qarkulloi lajmi për interesin e Arsenal ndaj mesfushorit të Real Madrid, Eduardo Camavinga.

Megjithatë përgjigja nga ana e madrilenëve nuk vonoi shumë, në konferencën e dhënë për mediet në prag të sfidës së La Liga ndaj Atheltic Bilbao.

Ancelotti theksoi se Camavinga është i patransferueshëm, njësoj siç janë Kroos e Modric.

“Ai është i paprekshëm, si Kroos dhe Modric”,-deklaroi tekniku, duke i dhënë kështu një përgjigje përfundimtare, kreut të Arsenal, Mikel Artetës që e pëlqen shumë francezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat