Kristian Asllani dhe Elseid Hysaj renditen mes më të mirëve

Futboll

Kristian Asllani dhe Elseid Hysaj renditen mes më të mirëve

Më: 21 janar 2023 Në ora: 22:21
Kristian Asllani dhe Elseid Hysaj renditen mes më të mirëve

Kristian Asllani dhe Elseid Hysaj renditen mes më të mirëve, përfshihen në formacionin e javës në Itali!

Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj regjistruan paraqitje mjaft pozitive në Kupën e Italisë.

Asllani shfrytëzoi më së miri besimin e Inzagit dhe shkëlqeu në sfidën kundër Parmës.

Ndërsa Hysaj habiti shumë prej tifozëve, teksa la pas ecurinë negative dhe bëri një paraqitje për t’u vlerësuar kundër Bolonjës.

Dyshja shqiptare është përfshirë në formacionin e javës për raundi ne 16-ve në Kupën e Italisë.

Asllani ka marrë notën 8, ndërsa Hysaj notën 7.7, duke qenë kështu mes më të mirëve të Italisë në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat