Guardiola habit me fjalët për Artetën

Futboll

Guardiola habit me fjalët për Artetën

Më: 22 janar 2023 Në ora: 11:22
Guardiola habit me fjalët për Artetën

Dikur ishte asistenti i tij, ndërsa sot është rivali kryesor për titullin kampion.

Arteta po ngjitet lart në shkallët e trajningut, teksa është në rrugën e duhur për t’i sjellë Arsenalit trofeun që prej shumë e shumë vitesh i ka munguar në vitrinën e tij.

I pyetur për ish-krahun e tij të djathtë, Guardiola është shprehur se ndihet mjaft i lumtur për suksesin që po arrin Arteta me “topçinjtë”.

Trajneri i Sitit çudit më pas me fjalët, pasi shprehet se ka mësuar shumë prej Mikel Artetës, pavarësisht se ishte ky i fundit në rolin e “nxënësit” në periudhën kur të dy bashkë ishin pjesë e “qytetarëve”.

“Jam shumë i kënaqur për suksesin e tij.

Sepse ai ende nuk e di se sa shumë kam mësuar unë duke qenë përkrahë tij (te Mançester Siti) në dy vite, dy vite e gjysmë që ishim bashkë“, ka deklaruar Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat